Granit Xhaka ka reaguar pas ndeshjes Serbi – Zvicër që u fitua me rezultatin 2-3 nga Helvetët. Mesfushori shqiptar që mban edhe shiritin e kapitenit te zvicerianët ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet me Ardon Jasharin. Pikërisht fanelën e këtij të fundit ai e veshi në fundin e sfidës duke i kujtuar serbëve komandantin legjendar Adem Jashari.
Jehona në Serbi për këtë veprim të kapitenit shqiptar të helvetëve është e madhe. Megjithatë duket se ky ka qenë qëllimi i Xhakës. Në Instagramin e tij, ai shkruan: “Nuk mund ta përshkruaj këtë ndjenjë të mrekullueshme. Shumë krenar për djemtë e mi. 16 më të mirat e Kupës së Botës. Ne ia dolëm”.
[caption id="attachment_670003" align="alignnone" width="596"] Postimi i Granit Xhakës[/caption]