Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Rasti i talentit Kalulu, Milani pret një tjetër “dhuratë” nga Lyon

Shkruar nga NEWSPORT
Rasti i talentit Kalulu, Milani pret një tjetër

Paolo Maldini tregoi me transferimin e Pierre Kalulu nga Lyon tre sezone më parë, se di të godasë aty ku duhet. Kalulu erdhi në merkaton e verës së vitit 2020 pa bujë për shifrën e 1.3 milionë eurove dhe pas dy vitesh, është kthyer në një titullar absolut me kuqezinjtë ku fitoi edhe titullin kampion të Serie A vitin e kaluar.

Në të njëjtën mënyrë, drejtuesit kuqezi, duan të përfitojnë edhe me një lojtar tjetër nga Lyon. Ylli i ekipit, mesfushori Houssem Aouar, është në skadencë kontrate dhe që nga janarai ka të drejtë të fillojë negociatat për gjetjen e ekipit të ri. Milani kërkon veprojë me shpejtësi për të shmangur një “ankand” të mundshëm teksa më para, për fantazistin 24-vjeçar, kanë qenë të interesuara edhe Arsenal me Juventus.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga