Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rapidi nuk “ngopet” vetëm me Florent Hasanin, rumunët “grabisin” te Tirana një tjetër lojtar bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT

Florent Hasani padiskutim nuk do të jetë lojtari i vetëm që do të largohet nga bardheblutë gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi siç është bërë e ditur tashmë do të vazhdojë karrierën në Rumani te Rapidi i Bukureshtit.

Skuadra rumune mesa duket është “dashuruar" me lojtarët e Tiranës. Pas 26-vjeçarit do të “grabisin” te bardheblutë një tjetër futbollist. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Mustaf Abdullahu më shumë gjasa do të ndjekë të njëjtën rrugë.

Një shans i artë për 19-vjeçarin që të vazhdojë karrierën e tij jashtë Shqipërie. Kujtojmë se portieri i “dardanëve” ka kontratë të vlefshme me kryeqytetasit deri në qershor të vitit 2028. Tashmë mbetet në dorën e drejtuesve të Tiranës nëse do të “privohen” nga shërbimet e tij apo do të “refuzojnë” ofertat e mbërritura për të.

[caption id="attachment_716078" align="alignnone" width="733"]Mustaf Abdullahu Mustaf Abdullahu[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga