Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rama nuk i ndahet futbollit edhe në Davos, përqafim të ngrohtë me presidentin e FIFA, Gianni Infantino (FOTOT)

Shkruar nga NEWSPORT

Presidenti i FIFA Gianni Infantino dhe kryeministri shqiptar Edi Rama u takuan mbrëmjen e djeshme në forumin ekonomik të Davos, ku Rama ishte prezent në panele të ndryshme ku flitej për krizën ekonomike por edhe vëmendjen e shtuar që mori sipas tij sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, raporton newsport.al.

Por, në albumin fotografik që Rama ka hedhur në rrjetet sociale shihet edhe takimi i tij shumë i ngrohtë me presidentin e FIFA, Infantino.

Rama dhe Infantino janë duke biseduar me njëri tjetrin dhe me të tjerë e sigurisht, për futboll pas përfundimit të kampionatit botëror në Katar vitin e kaluar në 18 dhjetor.

Kujtojmë se në konferencen e hapjes së Botërorit, Gianni Infantino në mënyrë publike përmendi Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama në shenjë falenderimi për gadishmërinë e treguar për marrjen në Shqipëri të futbollisteve afgane, për të cilat Infantino tha në sy të të gjithë botës se u kishte kërkuar ndihmë shumë vendeve dhe vetëm shqipëria dhe kryeministri Rama i kishin dhënë një përgjigje pozitive, raporton newsport.al.

Infantino vizitën e tij të fundit në Shqipëri e kreu në shtatorin e vitit 2022, ku u ftua nga presidenti i FSHF-së Armand Duka për të inauguruar “Shtëpinë e futbollit”, godinën ku është e vendosur FSHF dhe në ceremoni ishte prezent edhe kryeministri Edi Rama.

Ndërsa dy ditë më parë në ambientet e ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, ministrja Kushi dhe presidenti i FSHF Armand Duka firmosën projektin e mbështetjes së futbollit në shkollat 9 vjecare, një projekt që do të financohet nga FIFA dhe për të cilin ministrja Kushi mori garanci nga presidenti Infantino gjatë takimit që ata patën në Tiranë shtatorin e kaluar.

[caption id="attachment_676390" align="alignnone" width="300"] Edi Rama-Infantino[/caption]

[caption id="attachment_676391" align="alignnone" width="300"] Edi Rama-Gianni Infantino[/caption]

[caption id="attachment_676392" align="alignnone" width="300"] Edi Rama-Gianni Infantino[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga