Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Radhë e madhe për një biletë, e pabesueshme ç'ndodh para derbit në kryeqytet (FOTOT)

Shkruar nga NEWSPORT

Nesër do të luhet derbi i radhës, mes Partizanit dhe Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Prej ditës së djeshme ka nisur shitja e biletave në dy pika: Në dyqanin e FSHF-së përballë Ambasadës Amerikane dhe te biletaria pranë stadiumit "Selman Stërmasit".

Newsport.al ka qenë në të dy pikat dhe ka mësuar se rreth orës 13:00 te dyqani i "Macron"-it kishin përfunduar biletat për tifozët bardheblu dhe pritej furnizim i ri. Ndërkohë radha është e madhe dhe siç shihet në fotot e mëposhtme të gjithë kërkojnë të marrin një biletë për të qenë nesër në "Air Albania Stadium".

Kurioziteti për impiantin e ri dhe emocionet që të ngjall një sfidë e tillë kanë bërë që të gjithë sportdashësit t'i drejtohen pikave të shitjeve.

Dyqani i FSHF-së
Biletaria "Selman Stërmasi"

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga