Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar ashpër shpërthimin e racizmit antishqiptar nga ekipi ultranacionalist serb në Katar.
Përmes një postimi në Facebook, ai kërkon përjashtimin urgjent të Serbisë nga kampionati Botëror, si dhe dënon heshtjen e kryeministrit Edi Rama.
“Shpërthim racizmi antishqiptar i ekipit të ultranacionalist serb në Katar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt primitiv të ekipit serbomadh të Beogradit dhe kërkoj përjashtimin e tyre urgjent nga kampionati. Dënoj heshtjen e turpshme të vasalit të Aleksander Vuçiçit, Edi Rama.”-shkruan Berisha.
Theksojmë se gjatë ndeshjes Serbi-Brazil në Katar, flamuri i Serbisë përfshinte hartën e Kosovës, veprim ky i cili solli reagime të shumta. Pas kësaj Federata e Futbollit të Kosovës u ankua zyrtarisht te FIFA dhe kjo e fundit, jo më larg se dje nisi masa disiplinore ndaj Federatës Serbe të Futbollit.