Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Racizmi i kushton shtrenjtë grekëve, Batha fiton sërish dhe FIFA merr vendimin drastik

Shkruar nga NEWSPORT
Racizmi i kushton shtrenjtë grekëve, Batha fiton sërish dhe FIFA

Idriz Batha vazhdon të jetë problem për AE Larissën. Ish-lojtari i Tiranës mbahet mend për akordin me klubin grek në vitin 2018, që u prish në mënyrë të njëanshme nga pala greke për një arsye të çuditshme. Batha kishte pozuar më parë në foto duke bërë shqiponjën, gjë që nuk pranohej nga helenët.

Batha e paditi në FIFA AE Larissan, duke fituar të drejtën e tij. Shuma ishte e konsiderueshme pasi shkonte 181 mijë euro, gjë që u aprovua dhe nga CAS. Klubi grek nuk i ka qëndruar korrekt vendimit, duke lënë një pjesë të shumës së paguar.

Për këtë Batha ndoqi sërish hapa ligjor dhe duke dalë prap i fituar. Kështu mësohet se Larissa duhet të paguajë rreth 80 mijë euro detyrime.

Mesfushori shqiptar është kthyer në problem të vërtetë sepse kjo ka qenë arsyeja pse klubi që militon në Superligën 2 greke, nuk ka mundur të kryejë transferime. Merkato është e bllokuar deri në shlyerjen e borxheve ndaj Idriz Bathës, që vazhdon karrierën e tij në Rumani me UTA Arad.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga