
Vinicius Junior ka qenë një nga lojtarët që është ofenduar më së shumti nga tifozët në shkallët e stadiumit. Sulmuesi i Real Madrid ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe së fundi rasti ka ndodhur me një mbështetës të Mallorcas.
Ai u fiksua nga kamerat duke u quajtur “majmun”. Klubi spanjoll ka marrë masë drastike duke ndaluar hyrjen e këtij tifozi në stadium për 3 vite. Siç raporton “Marca”, kjo ngjarje ka ndodhur vjet në prill ndërsa tashmë Komiteti i Etikës së Mallorcës ka marrë vendimin drastik.
Poll