
Mesfushori i kombëtares U-21 të Shqipërisë, Qazim Laçi, ka kaluar në kampionatin qipriot. Ai ka firmosuar një kontratë me klubin më të madh në këtë vend, me Apoelin e Nikosisë, duke lënë kështu Olimpiakosin në Greqi, ku nuk kishte hapësirat e nevojshme. Klubi qipriot ka publikuar foton e prezantimit të futbollistit shqiptar me fanellën e skuadrës së re. Laçi është një nga lojtarët më premtues të kuqezinjve të vegjël, gjithmonë titullar në formacionin e saj. Tek Apoeli ai ka mundësinë të luajë më shumë dhe të rritet profesionalisht.
Poll