Futbolli në Shqipëri nuk ka nisur sezonin e ri për shkak të bojkotit që Liga Profesiste I ka bërë kampionatit. Duket se kjo çështje tanimë ka marrë përmasa shqetësuese, teksa lidhur me këtë fakt ka reaguar edhe presidenti I vendit, Ilir Meta.
Kreu i shtetit, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale thekson se kërkesat e Ligës janë të drejta dhe se Qeveria duhet të reagojë për t'I kthyer frymëmarrjen sportit dhe futbollit nëpërmjet një baze ligjore. Meta shprehet se kriza institucionale dhe kushtetuese po përshkallëzohet në të gjitha sektorët.
Reagimi I Presidentit:
Kriza e thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese po përshkallëzohet në përmasa shqetësuese në të gjithë sektorët.Futbolli shqiptar, krenaria jonë kombëtare, prej javësh ndodhet në një ngërç, për shkak të vendimit për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020 / 2021, që duket se do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar në mungesë të vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje të menjëhershme.I njohur me kërkesat e drejta të Ligës Profesioniste të Futbollit, i bëj thirrje qeverisë që përmes dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të angazhohet për t'i rikthyer frymëmarrjen futbollit shqiptar, që ka kohë që ndodhet në vështirësi dhe sot kërkon vëmendje e mbështetje nëpërmjet një baze të sigurt ligjore.
