Qeveria Shqiptare ka nxjerr për konsultim publik projektligjin për “Bastet Sportive Online”. Qëllimi kryesor thuhet se është rikthimi i kategorisë së Basteve Sportive por tashmë vetëm në formën Online, me qëllim formalizimin tregut të lojërave të fatit për këtë kategori loje.
Përsa i përket licensave, do të ngrihet një organ i quajtur Komisioni i Licensave, i cili do të lejojë ushtrimin e këtij aktiviteti vetëm nga ato subjekte të cilat kanë eksperiencë në ushtrimin e aktivitetit të baste sportive.
“Baste sportive online” jane bastet e vendosura ne faqe interneti, aplikacione ose platforme elektronike të dedikuar, të autorizuar dhe të monitorueshëm të subjekteve të licencuara, në përputhje me parashikimet e këtij ligji, për ngjarjet sportive ose/dhe lojërat sportive të cilat do të ndodhin në të ardhmen dhe që nuk përfshijnë garat e pistave.”- thotë Pika 6 e Nenit 2 të këtij projektligji.
Po ashtu, parashikohet që kompanitë që do të marrin licensën për ushtrimin e aktivitetit, mund të bëjnë dhe reklamim në media por duke ndjekur disa kushte specifike.
Ndër të tjera, projektligji thotë se publiciteti lejohet “gjatë kohës së transmetimit të eventeve sportive të disiplinës futboll si dhe gjatë kohës së transmetimit të programeve sportive të lidhura me këto evente sportive që transmetohen pas orës 22:00, si dhe vetëm në kushtet e parashikuara në këtë ligj dhe në rregulloren e miratuar nga Komisioni i Licencave.”
Subjektet e licencuara për lojëra fati lejohen të sponsorizojnë skuadra sportive si dhe të bëjnë publicitet të aktiviteteve të tyre në vendet ku zhvillohen veprimtari sportive, me përjashtim të eventeve sportive të të gjitha disiplinave për kategoritë nën 21 vjeç.
Gjithashtu, pranë AMLF-së ngrihet Komisioni i Licencave, kryetari i të cilit zgjidhet nga përfaqësuesi i ministrisë përgjegjëse për financat, për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve të paraqitura në lidhje me aktivitetin e lojërave të fatit me këtë përbërje:
- a) dy përfaqësues nga ministria përgjegjëse për financat;
- b) një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për ekonominë;
- c) një përfaqesues nga ministria përgjegjëse per çështjet sociale;
- d) nje përfaqesues nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit;
Licenca për të drejtën e organizimit të lojërave të Lotarisë Kombëtare jepet për një periudhë 10-vjeçare dhe miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për financat, në përputhje me parashikimet e këtij ligji. Për këtë kategori loje do të jepet vetëm një licencë.
Çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendas ose të huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Baste Sportive Online”, duhet të jetë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit; shuma e kapitalit duhet të jetë jo më pak se 20,000,000 lekë (të reja), vlerë e cila mbetet e pandryshuar gjatë gjithë periudhës së licencimit.
Projektligji per Bastet Sportive, per konsultim publik by Newsbomb Albania on Scribd