Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Qendërmbrojtësi kuqezi është gati: Marr më shumë përgjegjësi pas largimit të Mavrajt, fitojmë për Elsi Hysajn

Shkruar nga NEWSPORT
Qendërmbrojtësi kuqezi është gati: Marr më shumë

Berat Gjimshiti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp ku ka folur para ndeshjes së Kombëtares kundër Turqisë. Para medieve, qendërmbrotjësi kuqezi ka deklaruar:

"Po i kemi dy ndeshje shumë të vështira, sidomos të parën do ta shikojmë kundër Turqisë. Besoj se kemi shanset e vërteta. Kemi bërë gabime individuale me Turqinë në ndeshjen e parë. Do ta shohim si një shans të ri. Më vjen keq për Hysajn që u dëmtua sepse është lojtar me eksperiencë. Besoj se nuk do të na mungojë. Do të luajmë edhe për Elsin.

Kam më shumë se 5 vite që jam këtu dhe mendoj se kam pak eksperiencë. Jam gati të marr një përgjegjesi më të madhe. Do të vendosë trajneri dhe do të shikojmë në të ardhmen.

Diferencat me Rejën? Besoj se u pa dhe në ndeshjen e fundit kundër Islandës që diferenca është që luajmë më të sigurtë. Kemi pasur shumë ndryshime me ekipin tonë. Mendoj që jemi mirë me këtë sistem të ri dhe mendoj se do të kemi një shans të vërtetë. Mund t'iu them që është moment shumë i bukur i karrierës sime te Atalanta. Tani po luaj me shumë vetëbesim. Herët e fundit nuk kam luajtur shumë mirë, por kam marrë eksperiencën të cilën do e sjell edhe këtu te Kombëtarja.

Lojtarët e rinj? Është e sigurtë që janë gati. Mendoj se ka luajtur shumë mirë. E kam parë disa herë duke luajtur në Zvicër. Besoj se e kanë përvojën për të qenë në Kombëtare. Gjithësecili e ka një shans për ta treguar veten", përfundoi ai. Kujtojmë që ndeshja Turqi - Shqipëri do të luhet të premten në orën 20:45.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga