Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Pushim dhe drekë me presidentin Demi, e diela rikthen në fushë Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
Pushim dhe drekë me presidentin Demi, e diela rikthen në fushë

Vetëm një ditë pushim kishte dhënë trajneri Giovanni Colella dhe sot të kuqtë rikthehen në fushë duke vijuar përgatitjet për derbin ndaj Tiranës. Ditën e djeshme lojtarët kryeqytetas kanë drekuar me presidentin Gaz Demi, ku sigurisht nuk kanë munguar as batutat dhe fjalët e mira në formë motivimi për sfidën e së mërkurës.

Të kuqtë përballen me Tiranën të mërkurën në orën 18:30, në stadiumin "Air Albania". Stadiumi pritet të jetë "sold out" teksa prej dy ditësh ka nisur shitja e biletave. Interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm dhe nuk mbetet gjë tjetër që fjalën ta marrin lojtarët në fushën e blertë. Kujtojmë që Tirana ndodhet në vendin e parë me 59 pikë, ndërsa Partizani në të dytin me 2 pikë më pak.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga