Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

PSG-ja nuk njeh "krizë", francezët tentojnë firmën me mesfushorin e Man United

Shkruar nga NEWSPORT
PSG-ja nuk njeh "krizë", francezët tentojnë firmën

PSG-ja nuk njeh krizë financiare. Të gjithë klubet në botë po hasin vështirësi në merkato për shkak të gjendjes së vështirë nga pandemia, por kjo nuk vlen për sheikët që kanë në pronësi klubin francez.

Pasi kanë firmosur me Ëijnaldum, Donnarumma, Hakimi e Sergio Ramos, drejtuesit e klubit po tentojnë të marrin edhe Paul Pogba. Mesfushori francez është pjesë e Man United, ndërsa dëshiron të provojë një aventurë.

Duke parë skuadrën që po ndërton PSG-ja, Pogba është gati të pranojë këtë ofertë dhe të dyja ekipet kanë nisur nga puna. Fillimisht, klubi francez po mendon për largimin e disa lojtarëve pasi skuadra është e mbipopulluar e më pas do të nisin "sulmin" për të marrë Pogban.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga