Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ancelotti nuk e përfshiu në listën e Brazilit, Neymar SHOKON me deklaratën e fundit: Karrierës time po i vjen fundi

Shkruar nga NEWSPORT
Ancelotti nuk e përfshiu në listën e Brazilit, Neymar SHOKON me
Neymar JR - Carlo Ancelotti

Neymar u ndje i zhgënjyer kur Carlo Ancelotti njoftoi listën e futbollistëve të përzgjedhur për ndeshjet miqësore që Brazili do t’i luajë përballë Francës dhe Kroacisë, dhe krahas emrave të sulmuesve, mungonte emri i tij.

Sulmuesi i cili aktivizohet për Santos, nuk e priti mirë këtë vendim të trajnerit italian, teksa ka deklaruar së fundmi se ky Botëror mund të jetë i fundit për të me Kombëtaren e Brazilit.

“Kjo do të jetë Kupa e Botës e fundit për mua, ky është shansi im i fundit. Madje s’mund të them as me siguri nëse ky do të jetë viti im i fundit i karrierës me skuadrën kombëtare të Brazilit. Karrierës sime po i vjen fundi dhe më duhet të marr një vendim të rëndësishëm. I them gjithminë familjes dhe miqve që e shijoj këtë kohë sa më shumë të jetë e mundur sepse e di që një ditë do të përfundojë”, ka deklaruar Neymar.

34-vjeçari ka vuajtur nga një dëmtim në gju, çfarë i ka frenuar të gjithë potencialin për të shpërthyer në vitet e fundit, teksa dhe një video që po qarkullon në internet, tregon momentin e vështirë që i është dashur të përballojë ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Parisit për të pritur dritën jeshile të një rikthimi në Kombëtare. Por, si duket, Carlo Ancelotti as që e ka çuar nëpërmend një ftesë drejt yllit brazilian.

Poll

Lexo gjithashtu