Humbja 0 – 3 nga Tirana, nuk është “përtypur” dot nga trajneri Arjan Bellai, i cili pas ndeshjes, dha “sinjale” largimi, me frazat “i kam takuar të gjithë djemtë” apo “ekipi ka nevojë ndryshim, aty ku roli kryesor është trajner”.
Moderatori i emisionit “Skaner” Gert Çarçani, ka folur për këtë temë së fundmi. Çarçani ka hedhur më shumë “dritë” për ballafaqimin Bellai me presidentin Xhabafti, ndërsa qetëson tifozët e Vorës se trajneri nuk do të lëviz nga ekipi, të paktën deri në fund të sezonit:
“Trajneri Bellai ka kërkuar pas humbjes me Tiranën, takimi me presidentin Xhabafti. E ku presidenti as e ka menduar këtë histori. As e ka çuar nëpër mend.
Dhe nuk ka për të ndodhur asgjë. Ai i jep suport të plotë Bellait. Thjesht, ka mbetur i habitur në lëshimin e kësaj deklarate”.
Pas 29 javësh në Superiore, Vora mban vendin e 8-të me 27 pikë, “zona e ftohtë” e tabelës, ndërsa kanë një seri të gjatë pa fitore në kampionat, duke marrë trajtën e një krizë të mirëfilltë në rezultate.
