Një lajm i mjaft i bujshëm vjen për listën e Kombëtares shqiptare për ndeshjet që do të luhen këtë muaji përballë Kilit dhe Suedisë. Miqësoret e 22 dhe 25 marsit pritet të sjellin ndryshime në organikën e ekipit.
Sipas “Dueli Sportiv”, Arbër Hoxha është lojtari që ka marrë “zemrën” e Sylvinhos, me brazilianin që e ka ftuar në Kombëtare për këto dy ndeshje miqësore.
Kujtojmë që Hoxha luan në rolin e sulmuesit të krahut të majtë dhe aktualisht mbanë veshur fanellën e Dinamos së Zagrebit. 25-vjeçari po zhvillon një sezon mjaft të mirë, teksa mbrëmjen e djeshme shënoi gol përballë Paok-ut në Conference League.
Poll