Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rikthehet Superliga/ Të gjithë "prozhektorët" e ndezur nga supersfida Partizani-Skënderbeu

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehet Superliga/ Të gjithë "prozhektorët" e ndezur

Pas pauzës një javore, për shkak të impenjimeve te kombëtareve për Eliminatoret e "Rusi 2018" rikthehet Superliga.

Do të luhet java e fundit e fazës së tretë dhe menjëherë do të kemi një supersfidë e denjë për vitrinën e futbollit shqiptar,ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut të Korçës.

Megjithëse nga të dyja kampet nuk flitet për titull,një ndeshje e tillë në këtë fazë të kampionatit ku të dyja skuadrat ndahen vetëm nga dy pikë,besojmë se do të ketë një rëndësi të veçantë,si pasojë pritet një përplasje shumë e luftuar të dielën në Tiranë ku do të vendoset shumë për fatet e dy skuadrave,për vazhdimin e mëtejshëm në luftën drejt titullit.

Të dyja skuadrat kanë rifilluar ditën e hënë përgatitjet për këtë sfidë,e cila do të luhet ditën e diel në stadiumin "Selman Stërmasi" në kryeqytet,në orën 19.

Në kampin e kampionëve të Skënderbeut,shihet optimizëm për sfidën ndaj të kuqve,megjithëse dallohet qartë presioni tek korçarët. Një tjetër hap i gabuar do t'i kushtonte shumë te besuarve të teknikut Daja, të cilët do ta shikonin veten të larguar nga të dy kryesuesit në luftën për titullin kampion. Ju kujtojmë se ekipi i Skënderbeut ende nuk e ka shijuar nje fitore ndaj dy rivalëve për titullin kampion Partizanit dhe Kukësit deri në këtë fazë të kampionatit,ndaj sfida e të dielës do të ketë një motiv më shumë për 7 herë kampionët e vendit.

Atmosfera në kampin e kuq në pamje të parë duket më e qetë. Trajneri Starova rigjen në stërvitje mesfushorin Idriz Batha,i cili nuk luajti ne dy ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi. Shqetësimi i vetëm për të kuqtë mbetet fantazisti i tyre prishtinasi Mentor Mazrekaj,i cili për të tretën ditë radhazi nuk ka dal në stërvitje me grupin,ndaj duket e pamundur prezenca e tij për supersfidën e të dielës.

E sigurt është,që sido që të përfundoj kjo sfidë,besojmë dhe shpresojmë,që do të jemi dëshmitar të një dueli luftarak nga minuta e parë deri në të fundit,ashtu si kanë qenë gjithmonë përplasja mes këtyre dy skuadrave këto sezonet e fundit,ndaj nuk na ngelet gjë tjetër vetëm se të urojmë një sfidë të bukur e të drejtë në mënyrë, që ta shijojnë të gjithë ata,që do të jenë prezent ditën e diel, për të parë këtë shfaqje të futbollit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga