Dragan Stojkoviç ka folur pas humbjes 3-2 kundër Zvicrës. Trajneri i Serbisë ka përgëzuar Helvetët si dhe është ndalur te çështja e provokimit në fushë. Në fjalën e tij për mediet e huaja, ai ka thënë:
“Dua të përgëzoj Zvicrën për fitoren e merituar. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin. Ne patëm shumë probleme që nga momenti që mbërritëm. Kishim shumë probleme me organikën, djemtë luftuan sa mundën, bënë maksimumin.
Provokimet? Nuk e di se çfarë ka ndodhur në fushë. Ka mundësi të ketë pasur provokime, por arsyen e vërtetë nuk mund ta them. Ndonjëherë tensionet thjesht vijnë”, ka thënë ai.
Poll