Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Protesta e lojtarëve për rroga/ Kukësi gjen zgjidhjen në Uzbekistan, vijnë 134 mijë euro në arkën e verilindorëve

Shkruar nga NEWSPORT

Lojtarët e Kukësit prej 4 ditësh kishin bojkotuar stërvitjen, teksa të gjithë futbollistët kanë refuzuar të nisin përgatitjet pasi pretendojnë për rrogat e prapambetura. Ditën e sotme futbollistët kanë marrë premtimin nga drejtuesit se kjo situatë do të zgjidhej mënjëherë pas duelit me Tiranën, takim i vlefshëm për javën e 28-të të Abissnet Superiore.

Me të marrë premtimin nga drejtuesit, lojtarët kanë zbritur në fushë dhe kanë nisur stërvitjen për duelin me kampionët që do të luhet ditën e hënë në orën 18:00. Një premtim që duket mëse i arritshëm teksa në ndihmë, verilindorëve i vjen edhe FIFA. Kukësi ka fituar gjyqin me ish-lojtarin Tarik Isic dhe klubin Sogdiyana nga Uzbekistani.

Plot 134 mijë euro do të përfitojë klubi nga shkelja e kontratës së Tarik Isic plus 5% të kamat-vonesës nga data 29 shtator 2022 deri në datën kur do të bëhet pagesa. Shuma duhet të paguhet brenda 45 ditëve nga lojtari dhe klubi, ndaj për Kukësin duket se është zgjidhur një ngërç i rrezikshëm në këtë fazë të sezonit.

[caption id="attachment_687535" align="alignnone" width="325"] Tarik Isic ne prezantimin e tij te Kukesi[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga