Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PRONONCIMI/ Shpalli "divorcin" me Laçin, Redon XHIXHA në udhëkryq: Po shqyrtoj disa oferta

Shkruar nga NEWSPORT
PRONONCIMI/ Shpalli "divorcin" me Laçin, Redon XHIXHA në

Redon Xhixha është i larguari i radhës nga skuadra e Laçit. Mesfushori me tipare sulmuese i kurbinasve tashmë është lojtar i lirë. Ditën e djeshme, 22-vjeçari shpalli "divorcin" me kurbinasit. Ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar dhe këtë e konfirmon në një prononcim për Newsport.al.

"Momentalisht jam lojtar i lirë. Kam disa oferta nga disa klube, por më duhet ende kohë për t'u menduar. S'kam vendosur asgjë për të ardhmen time", tha shtatshkurtri duke treguar kësisoj që ndodhet në udhëkryq për ekipin e sezonit të ri.

Edicionin që lamë pas, Xhixha nuk gjeti shumë hapësira te skuadra e Laçit për shkak të formës së jashtëzakonshme që kaloi Mentor Mazrekaj. 22-vjeçarit iu besuan minuta, megjithatë ai kërkon të jetë titullar fiks. Pritet me interes të mësohet se ku do të transferohet Redon Xhixha, teksa kryeqyteti duket destinacioni i mundshëm i tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga