Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PRONONCIMI/ FLAMURTARI në "greminë", Sinan IDRIZI i befasuar: Shpëtim Gjika, ku i ke çuar lekët? (VENDIMET E GJYKATAVE)

Shkruar nga NEWSPORT

Klubi i Flamurtarit duket se nuk gjen qetësi dhe kjo jo vetëm për shkak të rezultateve të dobëta, por edhe nga borxhet të cilat e kanë zhytur totalisht klubin vlonjat. Së fundmi është zbuluar një borxh i prapambetur i vitit 2012, ku përmbaruesit privat duke kërkuar shlyerjen e saj sa më parë, kanë vendosur sekuestro konservative ndaj Klubit Flamurtari. Gjithçka bëhet fjalë për mos pagim qiraje rreth 4 milion e 500 mijë lekë të vjetra gjatë vitit 2012. Vendimi ka marr formë të prerë vetëm në vitin 2018, nga Gjykata e Apelit Vlorë, ndërsa që prej asaj kohe nuk është paguar detyrimi.

Administratori i Klubit Flamurtari, Sinan Idrizi pas vënies në dijeni për detyrimet e 2012, në një pronocim ekskluziv për Newsport.al ka shpërthyer në akuza, ndërsa situatën e quan normale sepse diçka e tillë ndodh pothuajse çdo ditë. Nga vendimi I 2018, del qartë që Flamurtari ka mbartur borxhe të vjetra dhe për këtë Sinan Idrizi kërkon që personat të cilët kanë hedhur firmën edhe të shlyejnë detyrimet.

Z. Idrizi ditën e sotme Klubit Flamurtari i është vendosur Sekuestro Konservative për borxhe të prapambetura si qëndron e vërteta?

- Po kjo situatë është këtu. Çdo ditë del ndojë borxh i ri. Ditën e djeshme siç e keni marr vesh na kanë ardhë disa zotërinj të përmbaruesve privat dhe kanë thënë shiko se ke këto detyrimet e 2012. Unë i kam thënë, Sinan Idrizi e ka marr Flamurtarin në 2014, këto borxhe kërkojani atij që ka hedhur firmën. Tani të vijë kush I ka për detyrim dhe t'I paguaj.

Vendimi është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë në 2018, nuk keni patur dijeni më parë për këtë?

-Jo. Tani ne jemi duke shlyer ato prapambetjet tona. Këta panë që Flamurtari po shlyen detyrimet dhe u shfaqën me letranë duar për të marrë atë që ju takon. Sepse kjo është taktikë. Ai zotëria që ka fituar gjyqin ka të drejtë që kërkon lekët e tij. Nuk janë vetëm kaq, ka edhe dreka të papaguara.

Borxhi I ngarkohet Bashkisë dhe Klubit. Keni folur me Kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli?

-Po I kam bërë një letër Lelit. Por kjo nuk është firmë e Lelit. Ka qenë Shpëtim Gjika në atë kohë që ka marrë këtë vendim. Flamurtari në atë kohë ka patur dy hyrje të ardhurash nga buxheti I Bashkisë dhe fonde të tjera. Ku janë lekët tani?! Kjo është asburde. Sa fillon një gjë del diçka tjetër.

Afrimet e reja a do të jenë pjesë e skuadrës, janë mbyllur problematikat?

-Po disa do t'I shihni dhe ditën e sotme.

//NEWSPSORT.AL//

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga