Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Vora përforcon mesfushën, tek kampionët mbërrin lojtari maqedonas

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vora përforcon mesfushën, tek kampionët mbërrin
Enis Fazlagic

Nga sezoni i ardhshëm, Vora do të luajë në Superiore për herë të parë në histori. Klubi vorak ka vepruar ditën e sotme në merkato sërish, duke transferuar një mesfushor nga Maqedonia e Veriut.

Enis Fazlagic do të jetë pjesë e Vorës sezonin e ardhshëm, pasi mbylli aventurën me Ëisla Krakóë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ekipi kampion i Kategorisë së Parë.

“Mirë se vjen Enis Fazlagic!

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin, Enis Fazlagic.

Fazlagic vjen me përvojë të konsiderueshme nga kampionati Polak dhe Sllovak, ku së fundmi ishte pjesë e Ëisla Krakóë. Më herët ka qenë pjesë e Gornik Leczna, MSK Zilina dhe Shkendija Tetovës dhe ka regjistruar paraqitje edhe me Kombëtaren Maqedonas nga U-15 deri tek ekipi i parë.

Me cilësitë e tij teknike dhe eksperiencën, besojmë se do të sjellë vlerë të shtuar në repartin e mesfushës dhe do të ndihmojë skuadrën drejt objektivave tona.

Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Enisit dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë.”, shkruan Vora në rrjetet sociale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga