
Elbasani
Endi Halili nuk do të jetë në këtë sezon futbollist i Elbasanit. 19-vjeçari do të vazhdojë karrierën në Kosovë.
Saktësisht te skuadar e KF Vjosës. Elbasani dhe Vjosa kanë arritur marrëveshjen mes tyre për huazimin e futbollistit. Mesfushori rikthehet në Kosovë, teksa me KF Vjosën do të luajë në Ligën e parë. Klubi e falenderon futbollistin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim.
Me fanellën e verdhebluve, Halili ka luajtur në 5 ndeshje, 4 prej të cilave në Superiore dhe 1 në Kupën e Shqipërisë. 19-vjeçari ia ka dalë të shënojë edhe 1 gol në Kupë, ndërsa u bë pjesë e elbasanasve në verën e kaluar.

Poll