
Superiorja është në një pauzë për shkak të ndeshjeve të Kombëtares shqiptare. Kjo u jep mundësinë ekipeve të bëjnë disa ditë pushime dhe të rinisin përgatitjet për ndeshjet e ardhshme.
Por për Vorën nuk ka kohë për të humbur. Pas fitores spaktakolare me Tiranën, Arian Bellai dëshiron të mbajë lojtarët e angazhuar. Për këtë stërvitja nuk do të ndalet, madje stafi ka programuar edhe ndeshje miqësore.
Kështu ditën e shtunë Vora do të zbresë në fushë dhe do të luajë një ndeshje miqësore. Në Greqi do të sfidojnë PAS Giannina, duel që do të zhvillohet në stadiumin “Panipirotiko”, ora 18:00.
Ndërkohë vlen të theksohet se pas 2 javëve të parë të luajtura në Superiore, Vora ka arritur të sigurojë 3 pikët. Aktualisht ekipi i Bellait mban vendin e 4-të në klasifikim.
View this post on Instagram