
Bismark
Charles Bismark u rikthye në Shkodër, me sulmuesi që do të mbajë veshur fanellën e kuqebluve për këtë sezon. Vllaznia bën një përforcim shumë të rëndësishëm për repartin e avancuar pas largimit të Alfred Mensah.
Pas prezantimit të Bismark ka reaguar edhe presidenti i Vllaznisë në rrjetet sociale, Alban Xhaferi i uron mirë se ardhjen futbollistit, duke i dhënë kështu edhe mbështetjen e tij.
Kujtojmë se 24-vjeçari ishte pjesë e Vllaznisë në ndeshjet europiane, ndërs kartoni i tij zotërohej nga Skënderbeu. Pas marrëveshjes mes Vllaznisë dhe Skënderbeu, Bismarka do të vazhdojë të jetë në Superiore edhe në këtë sezon, duke mbyllur aventuën e tij me korçarët.

Poll