
Emmanuel Ernest nuk është më lojtar i Tiranës. Sulmuesi ka mbyllur aventurën e tij me bardheblutë, teksa do të vazhdojë karrierën në Algjeri.
Saktësisht te skuadra e USM Alger, me të cilët ka firmosur një kontratë 1 vjeçare. Gjithashtu me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër në fund të sezonit.
“USM Alger njofton nënshkrimin e sulmuesit ndërkombëtar liberian Emmanuel Ernest me një kontratë njëvjeçare, të rinovueshme.
Mirë se erdhe, Ernest. Të urojmë çdo sukses dhe shkëlqim në fanellën e ekipit”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Padiksutim që largimi i tij nga Tirana lë një “boshllëk” të madh në ekip, pasi siç dihet Ernest ishte një nga liderët e bardhebluve në sezonin e kaluar. Tashmë Vangjel Miles i duhet të bëjë llogaritë pa Ernest.
View this post on Instagram