
Superiorja ditën e djeshme mbylli javën e dytë të kampionatit. Rezultate mjaft surprizuese u morën nga ekipet dhe tashmë skuadrat nisin të “zaptojnë” pozicionet e tyre në tabelën e renditjes.
Kështu pas kësaj jave kryesojnë Elbasani dhe Partizani me nga 4 pikë. Pas tyre vjen Dinamo me 3 pikë, por “Blutë” kanë një ndeshje më pak, atë ndaj Teutës e vefshme për javën e parë.
Vora gjithashtu ngjitet në klasifikim, teksa fitorja ndaj Tiranës e çon në vendin e 4-të me 3 pikë, duke nxjerrë Vllazninë jashtë “Final –Four”. Humbja ndaj Dinamos u kushton shumë shkodranëve, ku pas javës së dytë janë të 5-tët në renditje.
Nga krahu tjetër Bylisi mori barazimin e dytë në kampionat dhe tashmë ndodhet në vendin e 6-të me 2 pikë. 1 pikë ka Teuta që barazoi 0-0 me Partizanin në kryeqytet, me “Djemtë e Detit” që kanë edhe një ndeshje më pak. Ndërkohë me 1 pikë vijnë Flamurtari, Tirana dhe Egnatia.
