Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Alfred Mensah mbetet në Superiore, sulmuesi rikthehet në kryeqytet

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Alfred Mensah mbetet në Superiore, sulmuesi rikthehet në
Alfred Mensah

Alfred Mensah prej ditësh ka mbyllur aventurën e tij me Vllaznisë, por sulmuesi do të mbetet në Superiore. 26-vjeçari ka vendosur të rikthehet në kryeqytet.

Jo tek Partizani, port e rivalët e “Demave”, te skuadra e Tiranës. Nga sa mësohet, Mensah ka firmosur me bardheblutë dhe do të jetë pjesë e tyre për këtë sezon.

26-vjeçari do të zëvendësojë te skuadra e Vangjel Miles, Emmanuel Ernest. Kështu timonieri i bardhebluve do të mund të mbështetet te shërbimet e ish-it të Partizanit, teksa pritet t’i besojë edhe qendrën e sulmit.

Palët kanë firmosur kontratën mes tyre, teksa në orët në vazhdim pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje. Ndërkohë kujtojmë se sulmuesi përve Partizanit e Vllaznisë ka luajtur edhe me Skënderbeun dhe Ballkanin. Eksperienca e tij ofron siguri te bardheblutë për repartin e avancuar. 

Poll

Lexo gjithashtu