
Tashmë edhe zyrtarisht Charles Bismark është futbollist i Vllaznisë. Shkodranët rikthejnë sërish në Shkodër sulmuesin.
Drejtuesit shkodranë kanë arritur marrëveshjen me Skënderbeun për këtë lëvizje. Pas aventurës së shkurtën në ndeshjet europiane, tashmë Bismark do të jetë një element kyç në formacionin e Edi Martinit për sezonin e ri.
“CHARLES BISMARK RIVISHET KUQEBLU
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se në afatin përmbyllës të merkatos, ka arritur të rikthejë sërish në skuadër sulmuesin Charles Bismark. Pas përvojës së tij të shkurtër me ne në ndeshjet europiane, tashmë ai do të mbajë të veshur fanellën kuqeblu përgjatë gjithë sezonit 2025-2026. Kjo falë marrëveshjes me drejtuesit e klubit Skënderbeu.
Ëelcome back #charlesbismark”, ka shkruar klubi kuqeblu.
View this post on Instagram