
Skuka - Garcia
Partizani nuk mundi të shkojë mbrëmjen e djeshme më shumë se një barazim pa gola ndaj Teutës në javën e dytë të Superiores. Në takimin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, nuk munguan as incidentet pranë fundit.
Bëhet fjalë për Xhuliano Skukën dhe Judah Garcian, të cilët janë përfshirë mbrëmë në një konflikt me njëri-tjetrin. Teksa takimi ishte drejt fundit, të dy lojtarët e Partizanit u përplasën me njëri-tjetrin.
Siç mëson “Newsport.al”, debati mes dy lojtarëve ishte momental. “Pse e more topin, ishte për mua”, mësohet t’i jetë shprehur Skuka bashkëlojtarit të tij në gjaknxehtësi e sipër.
Poll