
Ditët e fundit në kampin e Erzenit nuk kanë qenë më të qetat. Klubin shkarkoi trajnerin Xhevahir Kapllani 3 javë para fundit të kampionatit. Rezultatet negative kanë bërë që shijakasit të gjenden në një pozitë të vështirë në garë për mbijetesën.
Ditën e sotme, në shtypin e shkruar u raportua për një tjetër largim. Pikërisht djali i Xhevahirit, Dejvid Kapllani, i cili do të ndiqte rrugën e babait të tij. Në një prononcim për Newsport.al, është vetë sulmuesi që mohon këtë lajm teksa shpjegon se do të jetë pjesë e Erzenit deri në fund të sezonit.
“Unë jam pjesë e Erzenit deri në fund të sezonit. Në dy javët e fundit kam qenë i dëmtuar dhe pardje kam filluar stërvitjen me ekipin. Nuk jam larguar nga skuadra”, sqaron sulmuesi.