Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PRONONCIM/ Vjen reagimi i radhës për dënimin e Skënderbeut, Shkëmbi: Jam i shokuar, besoj te drejtësia dhe fjala që tha Takaj

Shkruar nga NEWSPORT
PRONONCIM/ Vjen reagimi i radhës për dënimin e Skënderbeut,

Pas vendimit të fundit që UEFA ka marrë kundër ekipit korçar të Skënderbeut, me 10 vite pezullim nga Europa dhe gjobë 1 milion euro, ka reaguar në një pronocim për newsport edhe ish-futbollisti i klubit korçar, Bledi Shkëmbi.

Trajneri i Lirisë së Priznerit ka treguar se lajmi për pezullim e Skëndebeut ka qenë një goditje e madhe për të dhe se ka mbetur i shokuar pas vendimit që UEFA ka marrë, por beson se në fund e drejta do triumfojë.

"Jam i shokuar nga vendimi që UEFA ka marrë. Besoj te drejtësia dhe fjala që tha presidenti Takaj se drejtësia do shkojë në vendin e duhur. Jam i shokuar për vetë faktin se kam qenë për 6 vjet pjesë e asaj skuadre dhe Korça është shpia ime, familja ime. Besoj te një vendim i drejtë i CAS-it", ka mbyllur prononcimin e tij Shkëmbi për Newsport.al

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga