
Dritan Mehmeti nuk është më trajner i Dinamos. Palët kanë ndarë zyrtarisht rrugët mes tyre dhe tashmë stoli i “Nëndetëses” është i bosh. Prej ditësh përflitet se Luigi Di Biaggio do të marrë në dorë “frenat” e skuadrës.
Por gjithashtu pjesë e projektit të ri pritet të jetë edhe ish-lojtati i kombëtares shqiptare. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Ledian Memushaj pritet të jetë krahu i djathtë i trajnerit italian.
Ish-mesfushori kuqezi së fundmi ka drejtuar të rinjtë e Pescarës, skuadër ku ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij. Ndërkohë ndihmësi tjetër për Di Biaggio do të jetë Sakone, me këtë të fundit që do të vazhdojë të jetë pjesë e Bluve.
Poll