Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Problemet fizike janë alarmante, te Partizani dëmtohen edhe pa luajtur

Shkruar nga NEWSPORT
Problemet fizike janë alarmante, te Partizani dëmtohen edhe pa luajtur

Partizani ka bërë një nisje shumë të mirë të sezonit dhe teksa jemi drejt mbyljes së fazës së parë, të kuqtë janë në kryesimin e kampionatit me 1 pikë më shumë se kampionët në fuqi të Tiranës. Pavarësisht nisjes së mirë, te Partizani është vënë re një situatë e çuditshme me dëmtimet. Plot 9 dëmtime në 8 javë kampionat janë vërtetë shumë për një ekip.

Ajo ç’ka e bën edhe më të çuditshme këtë është se shumë prej lojtarëve dëmtohen pa luajtur fare. Gjëndja e tyre fizike lë për të dëshiruar dhe kjo mund të kompromentojë rrugën drejt objektivave të klubit. Mesfushori Engjëll Hoti ka qenë më “problematiku”, i cili është dëmtuar plot 3 herë ndërsa të tjerë si Da Silva, Mensah, Romero apo Cvetanovski kanë shfaqur probleme të tjera fizike.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga