
Humbja minimale 1-0 ndaj AEL Limmasol duket se nuk është situata më e vështirë që Vllaznia ka përjetuar në Qipro.
Sipas asaj që pohojnë në kampin shkodran, suadra ka pasur probleme të shumta shëndetësore por për shkak të frikës për të humbur sfidën në tavolinë, janë detyruar të zbresin në fushën e blertë.
Një pjesë e mirë e lojtarëve dhe stafit nuk kanë kaluar momente të mira shëndetësore, teksa nuk është ende e qartë nëse janë helmatosur nga ushqimi apo ndonjë virozë e stinës.
Sulmuesi Ardit Hoxhaj nuk ka udhëtuar fare me skuadrën drejt stadiumit, duke qëndruar në hotel për të marrë veten. Ndërsa Jonuzi e Latifi iu është dashur marrja e serumit për të qënë të gatshëm për duelin e sotëm.
Poll