RNK Split prej dy vitesh po mbahet me paratë e futbollistëve shqiptarë. Në sezonin e kaluar skuadra kroate shiti Sokol Cikalleshin në Turqi, ndërsa këtë sezon shiti Amir Rrahmanin tek Dinamo e Zagreb. Në total mësohet se janë arkëtuar diçka më tepër se dy milionë euro.
Kaq nuk ka mjaftuar për të siguruar financat e sezonit aktual dhe tani RNK Split ka nisur të përjetoj një moment negativ financiar. Skuadra ka disa muaj pa u paguar dhe rezultatet janë katastrofike. Pas 10 ndeshjes ekipi ku luan Elis Bakaj e sheh veten në vëndin e parafundit me vetëm 4 pikë, 2 gola të shënuar dhe 15 të pësuar.
Ish sulmuesi i Tiranës ka shënuar njërin nga dy golat e RNK-së dhe tani e ka ndarë mëndjen të largohet nga Spliti në muajin janar, sapo merkato e dimrit të hapet. Burime për newsport.al tregojnë planet e sulmuesit që po shikon disa mundësi konkrete në Europë dhe jashtë saj.
Rikthimi në Shqipëri nuk është opsion për Bakajn që mendon të luaj edhe për disa vite të tjera jashtë vëndit.
Në muajin qershor Bakaj u prezantua në Split ku firmosi për dy vite