Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ Gjermania ka vetëm një ekip! Bayern Munich përmbys në mënyrë spektakolare Dortmundin dhe fiton “Der Klassiker”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gjermania ka vetëm një ekip! Bayern Munich përmbys në
Harry Kane & Michael Olise

Bayern Munich ka fituar në transfertë përballë Borussia Dortmund, ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të Bundesligës. “Der Klasiker” e zhvilluar në stadiumin “Signal Iduna Park”, përfundoi 2-3.

Vendasit mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë një goli të shënuar nga Schlotterbeck, në minutën e 26-të. Me nisjen e pjesës së dytë, bavarezët ishin më kërkues, duke përmbysur në 1-2, me një dygolësh të Harry Kane.

Megjithatë, në minutën e 83-të, Dortmundi u “ringjall” dhe riktheu baraspeshën me anë të Svensson. Dhe kur u mendua se gjithçka do të përfundonte në barazim, Joshua Kimmich në të 87-tën “tundi rrjetën” e verdhezinjve, duke treguar qartë ekipin sundues në Gjermani.

Kështu, Bayern shkon në kuotën e 63 pikëve, 11 më shumë se Dortmundi i vendit të dytë.

GOLAT:

Goli i Schlotterbeck (Dortmund 1-0 Bayern)

Goli i Harry Kane (Dortmund 1-1 Bayern)

Goli i Harry Kane (Dortmund 2-1 Bayern)

Goli i Svensson (Dortmund 2-2 Bayern)

Goli i Kimmich (Dortmund 2-3 Bayern)

Poll

Lexo gjithashtu