
Trajneri i Bylisit, Stavri Nica prej disa ditësh nuk ka mundur të jetë i pranishëm në seancat stërvitore të ekipit dhe kjo për shkak të problemeve shëdetësore që po kalon tekniku. Edhe në takim e djeshëm që Bylisi luajti ndaj Luftëtarit, për Kupën e Shqipërisë, trajneri mungoi.
Nica, ka zbuluar se vuan nga nervi shiatik dhe po merret me kotrolle dhe analiza dhe se për momentin është i përqëndruar në këtë pjesë. Nuk ka konfirmuar ende nëse do vazhdojë apo jo të drejtojë skuadrën, duke lënë gjithçcka pezull.
Trajnerit të Bylisit do t'i duhet të bëjë fillimisht të bëjë kontrollet e duhura, për të kuptuar më pas nëse do të jetë i gatshëm të vazhdojë të drejtojë ekipin apo do të kërkojë largmin nga posti i trajnerit. Gjithçka pritet të mësohet ditët në vijim.