
Data 9 mars është e rëndësishme për klubin e futbollit Vllaznia, pasi do të hapet ankandi për ofertat dhe do të bëhet publik vendimi se në cilën dorë dhe projekt do lihet klubi. Hapja e procedurave për privatizimin e klubit ka bërë që tre biznesmenë të tërheqin dokumentacionin e nevojshëm pranë Bashkisë Shkodër që është pronarja e klubit, teksa kjo tregon një interes të lartë për kuqeblutë.
Veç Alban Xhaferit dhe Valter Fushaj, duket se interesi për të qenë në krye të skuadrës nuk mungon as nga biznesmenë të tjerë. Tanimë gjithçka që mbetet për t'u qartësuar është sesi do të veprohet me borxhin që kalon vlerën e 1.5 miliard lekëve në Tatime.
Kujtojmë se vlera fillestare në ankand për Klubin e Futbollit Vllaznia është 507 milion e 904 mijë lekë të vjetër. Të gjithë të interesuarit duket të paraqesin kërkesën e tyre pesë minuta para hapjes së ankandit. Bashkia Shkodër ka kërkuar edhe mbështetejen e FSHF-së për këtë process, ndërsa veç Vinfreda Gazullit, Manjola Fushaxhijas dheArdit Çylybyli, anëtarë të komisionit të vlerësimit janë edhe Aldi Topçiu dhe Kristaq Ndini.