Sot luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve dhe për Shqipërinë ka ende shpresë. Edhe pse logjika nuk na lejon të shpresojmë shumë ne do të vazhdojmë të shpresojmë deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit. Dritan Shakohoxha që ka shoqëruar Kombëtaren përgjatë gjithë kësaj periudhe ka postuar një foto në Instagram me refleksionet e ecurise së deritanishme.
‘’Në pritje të fatit. Sido që të shkojë ndihem me fat për atë që jetuam deri tani.Dashtë zoti na e zgjat ëndrrën’’,mbyll postimin e tij në Instagram Shakohoxha.
Poll