Michael Ngoo do të jetë firma e radhës te Tirana. Akordi mes bardhebluve dhe sulmuesit është arritur prej kohës, ndërsa ardhja e tij në Shqipëri pritej të bëhej që sot.
Ngoo ka shtyrë me disa ditë rikthimin e tij në Tirana, ndërsa është zbuluar se ai me shumë mundësi do të mbërrijë ditën e enjte. Vetë sulmuesi përmes një postimi në Instagram konfirmoi rikthimin e Tiranës dhe shumë shpejt pritet të vihet nën urdhërat e trajnerit Orges Shehi.
Ditë e enjte Ngoo do të mbërrijë në Tiranë edhe më pas do të niset drejt Pogradecit, aty ku bardheblutë po zhvillojnë fazën përgatitore.

Poll