Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Surprizë në derbin e kryeqytetit, njihuni me ARBITRAT që do të gjykojnë Tirana-Partizani (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Surprizë në derbin e kryeqytetit, njihuni me ARBITRAT që do
Juxhin Xhaja në derbin Tirana - Partizani

Tirana dhe Partizani do të përballen mbrëmjen e sotme, në kuadër të javës së 33-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 19:00.

Tashmë FSHF ka vendosur edhe për arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë. Kryesor i kësaj sfide do të jetë Florjan Lata, ndërsa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Egin Doda.

Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Kreshnik Cjapi. Ndërkohë që nga dhoma e VAR-it në ndihmë të Latës do të vijnë Albert Doda dhe asistenti i tij që do të jetë Olsid Ferataj.

Arbitër kryesor: Florjan Lata
Asistent 1: Denis Rexha
Asistent 2: Egin Doda
Arbitër i 4: Kreshnik Cjapi
VAR: Albert Doda
aVAR: Olsid Ferataj  

Poll

Lexo gjithashtu