
Ardhja e Pierre Emerick Aubameyang duket se ka "fryrë" shumë repartin sulmues të Arsenal. Pavarësisht largimit të Giorud sërish te topçinjtë janë 3 sulmues qendre ku me lojtarin afrikan konkurojnë edhe Welbeck edhe Lacazette. Pikërisht ky i fundit u afrua me shumë bujë gjatë verës, por duket se aventura e tij në Londër nuk do zgjasë shumë.
I ardhur për 46 milionë paund nga ekipi i Lyon, francezi mund të largohet gjatë merkatos së verës. Me sa duket ai tashmë konsiderohet i tepërt në "Fly Emirates".
Poll