Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Nuk ka “qetësi” për Real Madrid, Arbeloa nis sfidën e sotme me mungesa të futbollistëve “gjigantë” (DETAJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka “qetësi” për Real Madrid, Arbeloa nis sfidën e
Real Madrid

Real Madrid do të përballet në transfertë me Albacete, në një ndeshje e cila është e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Mbretit. Një sfidë mjaft e rëndësishme në një kohë delikate për ekipin madrilen, që pasi trajneri Alonso u shkarkua nga stafi drejtues i klubit. Por po aq e “sikletshme” pasi kjo është dhe ndeshja e parë si debutues për trajnerin Alvaro Arbeloas.

Me zhgënjimin e përjetuar në finalen e Superkupës së Spanjës, “fryma” brenda ekipit nuk ka qenë aspak pozitive dhe e qetë. Ndërsa para ndeshjes sipas medias “ManagingMadrid” është parashikuar edhe 11-shja titullare e Arbelaos, ku përfshihen: Lunin, Carvajal, Asencio, Huijsen, Fran Garcia, Cestero, Guler, Ceballos, Mastantuono, Palacios, Gonzalo.

"Surprizuese" është fakti se mungojnë futbollistët "gjigantë" si Courtois, Mendy, Rudiger, Militao, Trent, Carreras, Tchouameni, Bellingham, Brahim, Mbappe dhe Rodrygo.

Ndërsa ky vendim duket se më shumë se sa një zgjedhje e një tekniku skuadre, mund të jetë edhe reagim "revolte" i futbollistëve pas pakënaqësive nga drejtimi i paraardhësit të tij, Alonsos.

Poll

Lexo gjithashtu