Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Balotelli me “surpriza” në merkato, lëvizjen e radhës e tregon me postimin e tij: Jam këtu (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Balotelli me “surpriza” në merkato, lëvizjen e radhës
Mario Balotelli

Merkatoja e janarit di të bëj “zhurmë” kjo lidhur edhe me lëvizjet e futbollistëve të cilët synojnë ta shikojnë veten gjithmonë e në nivele më të larta. Ish-ylli i Interit, Milanit dhe Manchester City, Mario Balotelli ka konfirmuar zyrtarisht dhe “shtëpinë” e tij më të re në të cilën do të vijojë karrierën e tij futbollistike.  

Me anë të një video të krijuar me inteligjencë artificiale, të cilën e ka postuar në rrjetin social “Instagram”, ai ka treguar se tashmë do të luajë për ekipin e Al-Ittifa, me një kontratë e cila do të zgjasë 2 vite. Ndërsa postimin e ka shoqëruar edhe me një mesazh të shkurtër: Jam këtu!

Rikujtojmë se sulmuesi italian luante për Genoan para kontratës së re dhe në deklaratat e tij ka shprehur dëshirën për tu bërë trajner, por me sa duket ekipi arab e ka bërë për vete.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mario Balotelli Barwuah ????????+????????=⚽️ (@mb459)

Poll

Lexo gjithashtu