Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Egnatia e shiti 200 mijë euro, sulmuesi braktis Europën

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Egnatia e shiti 200 mijë euro, sulmuesi braktis Europën
Gytis Paulauskas kur ishte pjesë e Egnatias

Gytis Paulauskas është futbollisti më i ri i Jeju SK. Sulmuesi 26-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Michalovce në Sllovaki, për të nisur një të re në Korenë e Jugut.

Me klubin e ri, Jeju, Paulauskas ka firmosur kontratë 2 vjeçare, me mundësinë e rinovimit edhe për 1 tjetër vit. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, klubi koreano-jugor ka shpenzuar 300 mijë euro.

Kujtojmë se sulmuesi lituanez është një emër i njohur edhe për futbollin shqiptar, pasi ka mbajtur veshur fanellën e Egnatias. Mirëpo, rrogozhinasit e shitën 200 mijë euro në vitin 2024.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 제주SK FC (JEJU SK FC) (@jejuskfc_official)

Poll

Lexo gjithashtu