Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Pretendimet e klubit shijakas, FSHF-ja del me qëndrim zyrtar: Ja kur luhet ndeshja Erzeni - Kukësi

Shkruar nga NEWSPORT
Pretendimet e klubit shijakas, FSHF-ja del me qëndrim zyrtar: Ja kur luhet

Ndeshja Erzeni – Kukësi do të luhet përfundimisht të hënën. Është ky njoftimi i Departamentit të Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit që bën me dije se dy klubet janë dakordësuar që kjo sfidë mos të zhvillohet nesër siç ishte planifikuar në kalendar.

Përmes një njoftimi për mediet institucioni i futbollit në vend njoftonte:

“Përshëndetje,

Departamenti Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit dëshiron t’ju informojë se ndeshja Erzeni-Kukësi, e planifikuar për tu zhvilluar ditën e shtunë, është spostuar ditën e hënë në orën 15:00, pas dakortësisë së arritur ndërmjet dy klubeve.

Pas këtij vendimi është kryer njoftimi i zyrtarëve të ndeshjes dhe kompanisë Oversport që është edhe transmetuesja zyrtare e Abissnet Superiore”.

Me gjithë pretendimet e klubit shijakas që ndeshja do të luhet nesër, është Federata Shqiptare e Futbollit ajo që i ka vënë “kapak” kësaj çështje.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga