Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Pretendime për penallti, Laçi nxjerr pamjet dhe shpall "Non-Grata" Olsid Ferataj: Është e patolerushme dhe dashakeqe

Shkruar nga NEWSPORT
Pretendime për penallti, Laçi nxjerr pamjet dhe shpall
Laçi u përball me Egnatian në kuadër të javës së 14-të të Superiores, takim që u mbyll 2-0 për rrogozhinasit. Në fund kurbinasit patën pretendimet e tyre për këtë sfidë. Bardhezinjtë pretenduan për penallti në minutën e 78-te. Për Olsid Ferataj i cili ishte kryesor në këtë përballje nuk ishte 11-të metërsh. Tashmë Laçi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamjet, ndërsa shprehen se nuk duan që Ferataj t’i arbitrojë në asnjë ndeshje, pasi nuk pranoi as rasti në fjalë të rishikohej në VAR. “KF Laçi, i detyruar nga arbitrimi i bërë, kërkon që Olsid Ferataj mos të jetë më i përzgjedhur në ndeshjet e ekipit tonë, as për të arbitruar në fushë, as në VAR. Është e patolerueshme dhe dashakeqe mos sinjalizimi i tij për të parë rastin e dyshimtë për penallti në favor të skuadrës tonë. Pamjet janë të qarta që na është mohuar një penallti. Këto vendime nuk I shërbejnë lojës si dhe hedhin poshtë investimin e bërë për sistemin VAR, ndaj theksojmë se Olsid Ferataj nuk mund të dërgohet më të gjykojë ndeshje të KF Laçi!”, ka përfudnuar klubiu kurbinas.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga