Dje, u luajt takimi i javës së dhjetë të kampionatit mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, ku të dyja skuadrat kanë ndarë nga një pikë për shkak se sfida ka përfunduar me rezultatin 1-1.
Në këtë këtë ndeshje nuk qenë të pakta rastet e kontestuara nga vlonjatët, të cilët në fund të ndeshjes nuk u pajtuan me rezultatin. Por, nuk mjafton me kaq, një tjetër incident ishte ai që ndodhi me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takajn. Pas pëfundimit të takimit është dashur që "numri 1" i klubit korçar të qëndrojë për më shumë se 30 minuta në katin e dytë të stadiumit për shkak të presionit nga tifozët, madje një prej tyre ka tentuar ta godasë presidentin, por kanë qenë forcat e policisë ato që kanë marrë situatën nën kontroll. Ardjan Takaj ka dalë nga stadiumi rreth orës 19:20, i shoqëruar nga administratori i Flamurtarit, nga Sinan Idrizi